11.6 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Jordi Alba po ribashkohet me Messin te Inter Miami

- Advertisement -

Jordi Alba duket se karrierën do ta vazhdoj përtej Evropës, ku skuadra amerikane Inter Miami është favorit i madh për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mbrojtësi i majtë u largua pas 11 viteve nga Barcelona ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me gjigantin spanjoll.

34-vjeçari duket se karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS me fanellën e Inter Miamit, ku do të bashkohej me Lionel Messin dhe Sergio Busquets.

Gazeta prestigjioze spanjolle Marca, ka raportuar se mes lojtarit dhe klubit amerikan kanë nisur kontaktet e para dhe negociatat janë në rrugë të mbarë.

Përkundër se Alba pasi fitoi trofeun e Ligës së Kombeve tha se është i gatshëm të luaj në nivele të larta në Evropë, duket se ish-shokët e skuadrës si Messi e Busquets e kanë bindur për tu transferuar në MLS.

Negociatat mes palëve janë duke u zhvilluar në shpejtësi dhe nëse shkon gjithçka sipas planit atëherë Inter Miami pritet ta zyrtarizojë anësorin spanjoll në 72 orët e ardhshme.

Alba këtë edicion zhvilloi 30 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku realizoi dy gola dhe dhuroi gjashtë asistime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit