Jordi Alba një përiudhë të gjatë ka qenë i pazëvëndësueshëm në pozitën e tij tek Barcelona.
Por së fundmi, talenti i Barçës Alejandro Balde me paraqitjet fantastike të tij dal nga dal po e zë vendin e Albas.
33 vjeçari foli për gazetën “MARCA” rreth situatës aktuale të tij me ekipin blaugran.
“Ndihem mirë, mendoj se jam në një nivel të mirë”. Vërtetë nuk po luaj shumë, por kur kam minuta, bëj më të mirën. Dhe kur nuk jam duke luajtur, përpiqem t’i ndihmoj të gjithë shokët e skuadrës duke i mbështetur ata nga jashtë. Është një aspekt i ri për mua sepse zakonisht kam pasur fatin të luaj shumë minuta. Këtë vit jo dhe aq, por kam edhe minutat e mia dhe jam i kënaqur me këtë rol. Është e rëndësishme të ndihmosh kolegët, të jesh me ta, t’i këshillosh dhe kjo është gjithashtu pozitive dhe më motivon”, tha Alba për Marca.
Veç kësaj Alba tha se është gati ta ul pagën nësë kjo gjë i ndihmon Barcelonës.
“Sigurisht që do të plotësoj vitin e kontratës që më ka mbetur, nëse më kërkojnë ta uli pagën do ta bëj. Është vendim i klubit dhe unë gjithmonë kam kontribuar kur më është kërkuar. Shumë gënjeshtra janë thënë në shtyp, por në fund të fundit unë kam qenë gjithmonë afër Barçës, askush nuk mund të thotë ndryshe. Ka gjëra që të lëndojnë, por duhet të dish t’i përballosh ato. Unë e di si është situate dhe jam shumë i qetë. Synimi im është të ndihmoj klubin dhe që të dy palët të jemi të lumturë”.
Spanjolli foli edhe për pensionimin e legjendës së Barçës, Gerard Pique.
“Lamtumira e Pique më lëndoi sepse ai ishte një lojtar themelor për ekipin dhe në dhomat e zhveshjes ishte një person shumë gazmor që i dha shumë jetë kolektivit. Mungesa e tij ndihet në çdo aspekt.”
Këtë edicion Jordi Alba ka zhvilluar 19 ndeshje me fanellën e Barcelonës dhe ka shënuar një gol e ka shtuar gjashtë asistime në të gjitha garat.