18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Jordania mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

- Advertisement -

Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil Jordanez ka njoftuar të shtunën se hapësira ajrore e vendit do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe transit.

Ky vendim vjen pasi Izraeli po vazhdon të qëndrojë në gatishmëri të lartë për një sulm nga Irani.

“Autoriteti ka marrë një vendim për mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore jordaneze për të gjithë avionët që vijnë, nisen dhe kalojnë, duke filluar nga ora 23:00 me kohën lokale për disa orët e ardhshme, dhe kjo do të përditësohet dhe rishikohet vazhdimisht sipas zhvillimeve”, thuhet në njoftim, shkruan CNN.

Në një deklaratë, autoriteti përmendi imperativin për të mbrojtur sigurinë e aviacionit civil brenda hapësirës ajrore jordaneze.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit