Pak javë më parë ju treguam për procesin gjyqësor që këngëtarja Jonida Maliqi po e kalon me ish-bashkëshortin e saj, lidhur me obligimet financiare karshi djalit të tyre, Danit.
Por, duket se jeta e saj ka edhe të reja të tjera, më interesante dhe më të bukura se sa gjyqi. Tek e fundit, pse jo? Jonida vazhdon të jetë një ikonë e bukurisë, klasit dhe një personazh që e shijon jetën. Këtë lehtësisht mund ta verifikoni nëse ndiqni këngëtaren në rrjetet sociale, raporton Prive Klan Kosova.
Burime për Prive Klan Kosova bëjnë me dije se këngëtarja është në lidhje dashurie me modelin Alesio Alija. Bukuroshi duket se ka rrëmbyer zemrën e Jonidës, dhe se lidhja e tyre po ecën mirë por me dëshirë do donin ta mbanin larg publikut.
Ende të paqarta mbesin detajet e lidhjes, por çiftit i urojmë çdo të mirë dhe qofshin gjithmonë të lumtur së bashku!