-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Johnson jep detaje nga biseda me Biden mbi Ukrainën

- Advertisement -

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është deklaruar rreth bisedës së tij telefonike me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe liderët e tjerë evropianë mbi situatën në Ukrainë.

Ai ka thënë se kishte një pajtim për të punuar bashkërisht për gjetjen e një zgjidhje afatgjate mbi Ukrainën.

“I përditësova për vizitën time në Kiev në fillim të këtij muaji dhe ne ramë dakord të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje afatgjatë të sigurisë, në mënyrë që Ukraina të mos mund të sulmohej më në këtë mënyrë”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Ndërsa, presidenti Biden në një postim në Twitter ka shkruar se SHBA dhe aleatët e saj do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën përballë agresionit rus.

“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë ndihmën tonë dhe t’i imponojmë Rusisë kosto të rënda ekonomike – dhe ripohuam solidaritetin tonë me popullin ukrainas”, ka shkruar Biden.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit