1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Johnny Depp zbulon surprizën për fansat

- Advertisement -

Johnny Depp ka vendosur të surprizojë të gjithë dashamirës që e kanë mbështetur.

Ai do të sjellë një album dhe lajmëron se do të jetë bashkëpunim me kitaristin e njohur Jeff Beck. Depp njoftoi se album i ri do të publikohet në 15 korrik.

Njoftimin e bëri të ditur një javë pas fitores së gjyqit të famshëm dhe çështjes për shpifje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të luaj muzikë dhe të shkruaj këngë me muzikantin Jeff Beck, të cilin e quaj vëlla”, është shprehur Depp.

Albumi i Depp në bashkëpunim me Beck titullohet “18” dhe do të ketë 13 këngë. Kënga e tyre e parë quhet “This Is A Song For Miss Hedy Lamarr”.

“Kur Johnny dhe unë filluam të luajmë muzikë për herë të parë u krijua një energji shumë pozitive. U ngjall krijimtaria dhe fryma rinore. Unë nuk kam pasur një bashkëpunëtor kaq kreativ prej kohësh”, tha Jeff Beck.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit