6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Johnny Depp nuk do të kthehet në rolin e Jack Sparrow

- Advertisement -

Së fundmi është njoftuar se Johnny Depp ka vendosur të kthehet në “Pirates of the Caribbean” pasi u hoq nga ekskluziviteti në vitin 2018.

Depp ishte kryesuesi në pesë filma të “Pirates” gjatë 15 viteve të fundit dhe bëri atë që mendohej të ishte udhëtimi i tij i fundit në “Black Pearl” në “Dead Men Tell No Tales”, i cili u publikua në vitin 2017.

Që nga shpallja e vendimit të jurisë në favor të Depp, aktori karizmatik është përfshirë në polemika nëse do të kthehet në ekskluzivitetin e “Pirates of the Caribbean”, por tashmë mësohet se ai nuk do të kthehet por përkundrazi, ai do të luajë një personazh tjetër. Edhe pse në një deklaratë siguroi se ishte rikthyer në botën e aktrimit pas akuzave të ish-bashkëshortes, Amber Heard për dhunë në familje, kontratat që humbi, si zëvendësimi i tij në “Fantastic Beasts”, duket se nuk kanë rrugë kthimi.

Megjithatë, ai do të rikthehet para kamerave në një film evropian që do të xhirohet këtë verë në Paris, me vendndodhjen më ikonike në qytet, Pallati i Versajës. Johnny Depp do të fillojë një xhirim tre mujor në Evropë. Filmi “Jeanne du Barry” do të shënojë kthimin e tij në një projekt, i pari i tij për gati tre vjet pas “Minamata”, ku ai luajti fotografin Eugene Smith.

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard ka përfunduar, por ish-çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas humbjes së betejës kundër ish-bashkëshortit, Amber Heard duhet të paguaj dëmshpërblimin prej 8.35 milionë dollarëve. Sipas “New York Post”, Heard thuhet se ka falimentuar, që do të thotë se ajo do të detyrohet të shesë pronat për të paguar kompensimin që i takon Depp. Financat e aktores së njohur mund të sekuestrohen dhe t’i jepen ish-bashkëshortit të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit