26.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Johnny Depp kujton fëmijërinë e vështirë me nënën e tij abuzive!

- Advertisement -

Aktori i njohur Johnny Depp ka ndarë detaje nga fëmijëria e tij e vështirë dhe marrëdhënia e komplikuar me nënën, të cilën e përshkroi si të dhunshme dhe të paparashikueshme. Depp rrëfeu se ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike, por këto përvoja e kanë ndihmuar të mos përsërisë gabimet si prind.

Në një intervistë për DailyMail, Depp foli edhe për momentin e vështirë kur u përjashtua nga filmi “Fantastic Beasts” pas akuzave për abuzim nga ish-bashkëshortja Amber Heard, të cilat ai i mohoi fuqishëm.

Ai tregoi se gjatë asaj periudhe ndihej i “braktisur” nga industria dhe disa miq të ngushtë.

Megjithatë, aktori theksoi se e vërteta u shpërfaq në gjyqin për shpifje në vitin 2022, ku ai fitoi dhe përjetoi një ndjenjë lehtësimi pasi juria i riktheu “jetën mbrapsht”.

Të ngjashme

Të fundit