Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish gruas së tij, Amber Heard. Pas tri ditësh diskutim, juria vendosi në favor të aktorit me famë botërore duke i dhënë 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Depp paditi ish partneren për shpifje pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Depp nuk ishte i pranishëm pasi ishte në Britaninë e Madhe në turne me legjendën e kitarës Jeff Beck.
Amber Heard tha në një deklaratë pas vendimit: “Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Një mal provash nuk ishin të mjaftueshme për t’i bërë ballë fuqisë, ndikimit joproporcional të ish-bashkëshortit tim”.