-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Johnny Depp do të aktrojë sërish?

- Advertisement -

Pasi mori fund beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard duket se për aktorin fitorja e gjyqit nuk ishte e vetmja.

Depp, i cili nuk ka qenë në ndonjë rol të rëndësishëm që nga viti 2018, përflitet se do të luajë së bashku me yjet e tjerë të kinematografdisë botësore si Michael Keaton dhe Winona Ryder.

Filmi që pritet të luajë edhe Deep është “Beetlejuice 2”. Që nga fitorja e tij e gjyqit të gjatë të mërkurën, 57-vjeçari u shpreh se ndihej se i ishte rikthyer jeta e tij.

Gjashtë vjet më parë, jeta ime, e fëmijëve të mi dhe e njerëzve më të afërt me mua, si dhe jeta e njerëzve që më kanë mbështetur dhe besuar në mua për shumë e shumë vite ka ndryshuar përgjithmonë”, u shpreh aktori.

Depp u shfaq në skenë duke luajtur kitarë me legjendën e rock-ut Jeff Beck këtë javë në disa koncerte.

Megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim nga vetë aktori apo kompania e prodhimit të këtij filmi, por kjo ka ngjallur shpresa tek fansat të cilët janë të etur për një rikthim të tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit