0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

John Cena dhe Shay Shariatzadeh martohen në një ceremoni në Vancouver

- Advertisement -

John Cena dhe gruaja e tij, Shay Shariatzadeh, u martuan për herë të dytë në Vancouver të premten.

45-vjeçari dhe 33-vjeçarja fillimisht u martuan më 12 tetor të vitit 2020 në zyrën e një avokati në Tampa, Florida.

Pasi pandemia i vonoi planet e tyre, ata më në fund ishin në gjendje të ecnin me njëri-tjetrin përpara të pranishmëve.

Dyshja u martuan në The Vancouver Club në Kanada me familjen dhe miqtë, raportoi TMZ.

Përveç që Kanadaja është vendi ku Shay u rrit, është edhe vendi ku u takuan nusja dhe dhëndri.

Të njëjtit filluan lidhjen në mars të vitit 2019, ku ylli i WWE-së ishte në xhirime të “Playing With Fire”.

Në fillim të këtij viti, ylli i “Suicide Squad” kishte folur me Drew Barrymore nëse dëshironte të kishte fëmijë.

“Është punë e vështirë. Është punë e vështirë për të balancuar kohën, më duhet të drejtoj veten si duhet. Është punë e vështirë të jem partneri dhe burri më i mirë për gruan time të dashur”, tha Cena.

“Është e vështirë të mbaj lidhje me ata që dua. Dhe është gjithashtu e vështirë të bësh një punë të ndershme”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit