John Cena doli nudo në skenën e Oscar. Ai u ngjit për të shpallur fituesin e Kostumografisë më të mirë, por doli tërësisht zhveshur.
Përveç sandaleve Birkenstock dhe zarfit me emrin e fituesit në dorë, me të cilin mbulonte pjesët intime, s`kishte asgjë tjetër.
Arsyen pse e bëri këtë, e di vetëm John Cena.
50 vjet më parë, në Oscar 1974, Robert Opel doli gjithashtu nudo në skenë duke bërë shenjën e paqes me duar.