26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Joe Rogan kalon pushimet me familjen në një ishull në Kroaci, jahti që mori me qira kushton 600 mijë euro në javë

- Advertisement -

Ylli i famshëm amerikan, Joe Rogan, po shijon pushimet me familje një një ishull të quajtur Brac në Kroaci.

Ata janë parë në një jaht luksoz, qiraja e të cilit kushton rreth 600 mijë euro në javë.

Gjatë qëndrimit të tyre në Brac, familja Rogan e kaloi ditën duke notuar dhe duke shijuar bregdetin Adriatik.

Foto: Ivo Cagalj/Pixsell

Ata vizituan edhe Venecian përpara se të vizitonin Kroacinë.

Rogan njihet si një nga personalitetet më me ndikim të medias sot. Një komedian amerikan, komentator i UFC-së dhe ish-prezantues televiziv.

Foto: Ivo Cagalj/Pixsell

Ai u bë një yll global i medias falë podcast-it të tij “The Joe Rogan Experience”, i cili arrin mesatarisht 11 milionë dëgjues për episod.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në ShBA, Rogan priti Donald Trump, me të cilin diskutoi shumë tema për tre orë. Intervista zgjati aq shumë sa Trump u vonua për një tubim në Traverse City, Michigan.

 

Të ngjashme

Të fundit