2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Joe Jonas konfirmon lidhjen e tij të re me bukuroshen Stormi Bree

- Advertisement -

Joe Jonas ka konfirmuar romancën e tij të re me ish mbretëreshën e bukurisë, Stormi Bree, pas fotografive që pushtuan median onlinë ditën e premte, ku dyshja është parë nën shoqërinë e njëri-tjetrin në Aspen.

Thashethemet për një lidhje mes Joe dhe Stormi, ish “Miss Teen” në Amerikë, kanë nisur të qarkullojnë prej disa kohësh tashmë, pas divorcit të këngëtarit me ish-bashkëshorten e tij, Sophie Turner.

Mesa duket thashethemeve më në fund janë konfirmuar, pasi dyshja ka shijuar një udhëtim romantik së bashku në një resort të famshëm në Colorado.

Kjo romancë është konfirmuar vetëm disa muaj pasi Sophie është fotografuar duke u puthur me të dashurin e saj të ri, Peregrine ‘Perry’ Pearson.

Stormi ka pushtuar kryeartikujt e mediave rozë në 2017 pas sjelljes në jetë të vajzës së saj me modelin 19-vjeçar, Lucky Blue Smith. Marrdhënia e tyre u komentua shumë në atë kohë pasi Stormi ishte vetëm 26-vjeç ndërsa Lucky Blue sapo kishte mbushur 18-vjeç.

Nga ana tjetër, Joe gjendet ende në mes të procesit të divorcit me yllin e “Game Of Thrones”, Sophie Turner, me të cilën ishte i martuar prej 4 vitesh.

Joe dhe Sophie u martuan në vitin 2019-të ndërkohë që u ndanë shtatorin e vitit të kaluar, duke u përfshirë në një betejë ligjore për kujdesarinë e vajzave të tyre.

Në muajin tetor, çifti arriti një marrëveshje për kujdestarinë e vajzave të tyre, sipas të cilës, secili prind do i mbajë vajzat për dy javë dhe ato mund të lëvizin lirshëm në Amerikë dhe Britani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit