Sot, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Presidenti Joe Biden reagoi ndaj humbjes se Kamala Harris në garën zgjedhore përballë ish-Presidentit Donald Trump.
Ai thotë se ka përgëzuar Donald Trump dhe Partinë Republikane për fitoren e zgjedhjeve dhe tha se është e rëndësishme që tani ka një transferim paqësor të pushtetit.
“Për më shumë se 200 vjet, Amerika ka kryer vetëqeverisjen më të madhe eksperimentale në historinë e botës,” thotë ai.
Dje fola me presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoj të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që populli amerikan meriton”, u shpreh më tej Biden.
“Do bëj detyrën time. Në 30 janar do kemi trazicion të pushtetit, të paqtë në Amerikë. Ka qenë presidencë historike, për të gjithë amerikanët. Puna jonë tashmë po mbahet nga amerikanët. Legjislacionet që kemi kaluar, tani po i ndjejmë punët që kemi bërë në 4 vite. Po lëmë pas ekonominë më të fortë në botë. Kemi ndryshuar Amerikën për më mirë. Humbëm këtë betejë, e pranojmë humbjen”, theksoi ai.