5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Jodie Comer, femra më e bukur në botë

- Advertisement -

Aktorja Britanike Jodie Comer ka rrëzuar nga froni supermodelen Bella Hadid duke u shpallur si femra më e bukur në botë sipas shkencës. Ylli i Killing Eve u rendit në vend të parë sipas një përllogaritje shkencore që quhet raporti i artë i bukurisë Phi.

Përsosmëria fizike në fytyrën e 29-vjeçares është 94.53% duke lënë pas në vendin e dytë aktoren Zendaya dhe në vendin e tretë supermodelen Bella Hadid e cila mbante vendin e parë deri më tani.

Në top listën e 10 vajzave më të bukura përfshiheshin edhe Beyonce, Ariana Grande, Taylor Swift dhe Kim Kardashian.

Për përcaktimin e përsosmërisë është përdorur një hartë e kompjuterizuar nga kirurgu kozmetik i fytyrës Julian De Silva.

Raporti i artë daton që nga Rilindja Europiane dhe është përdorur nga artistë dhe arkitektë. Në përllogaritjet e parametrave të përsosmërisë së fytyrës kryhen disa matje që përfshijnë gjatësinë dhe gjerësinë e fytyrës pa lënë pas as tiparet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit