8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Jodie Comer do të debutojë në Broadway me shfaqjen “Prima Facie”

- Advertisement -

Aktorja britanike Jodie Comer, e cila u bë e famshme me rolin e një vrasëse në serialin mjaft të njohur “Killing Eve”, do të bëjë debutimin e saj në Broadway vitin e ardhshëm kur shfaqja teatrale “Prima Facie” të zhvendoset në Nju Jork.

29-vjeçarja është vlerësuar për aftësitë e mira si aktore për performancën e saj në këtë shfaqje e cila portretizon një avokate që mbron burrat e akuzuar për sulme seksuale përpara se ajo vetë të sulmohet. E shkruar nga ish-avokatja Suzie Miller, shfaqja, e cila përfundon në Londër më 18 Qershor, do të fillojë shfaqjet në Broadëay në Nju Jork pranverën e ardhshme.

 “Jam shumë e nderuar që luaj një rol në tregimin e kësaj historie dhe mjaft e emocionuar që java tjetër nuk është fundi”, shkroi Comer në një postim në Instagram. “Do të thotë shumë të shohësh dhe dëgjosh kaq shumë nga komentet tuaja pozitive. Faleminderit të gjithëve që keni mbështetur shfaqjen dhe një mirënjohje e veçantë shkon për ata që kanë udhëtuar mijëra milje, tani është radha jonë”.

Comer fitoi një çmim  Emmy për portretizimin e një vrasëseje ruse në serialin “Killing Eve” dhe që atëherë ka luajtur në filma si “Free Guy” dhe “The Last Duel”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit