19.6 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Jobe Bellingham ndjek rrugëtimin e vëllait të tij, nënshkruan me këtë klub

- Advertisement -

Borussia Dortmund ka bërë goditjen e radhës në merkaton e verës duke arritur marrëveshje me Sunderland për transferimin e Jobe Bellingham.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili konfirmoi se marrëveshja është mbyllur përfundimisht.

Mesfushori 18-vjeçar do t’i bashkohet klubit gjerman për një shumë të konsiderueshme prej 33 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 5 milionë euro bonuse si dhe një klauzolë prej 15% për shitjen e ardhshme që i mbetet Sunderlandit.

Ky transferim përfaqëson shitjen më të shtrenjtë në historinë e Sunderland AFC, duke kaluar çdo rekord të mëparshëm të klubit anglez.

Jobe, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar në Championship, ndjek tani hapat e vëllait të tij të madh, Jude Bellingham, që po shkëlqen me Real Madridin pas një periudhe të suksesshme te Dortmund.

Rikthimi i një “Bellingham-i” në Dortmund ka ngjallur entuziazëm mes tifozëve, që e shohin Jobe-n si një talent me potencial të madh për të ndjekur rrugën e suksesshme të Jude-it.

Borussia Dortmund, e njohur për zhvillimin e talenteve të rinj, duket se ka bërë një tjetër lëvizje strategjike, duke investuar në një futbollist me shumë perspektivë, në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Të ngjashme

Të fundit