-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Joao Felix nuk e mohon mundësinë e qëndrimit te Milani

- Advertisement -

Sulmuesi Joao Felix nuk e ka mohuar mundësinë për të vazhduar qëndrimin te AC Milani.

Portugezi i është bashkuar “Rossonerëve” në formë të përkohshme nga Chelsea në afatin kalimtar dimëror, atë për vetëm gjashtë muaj.

Milani nuk ka ndonjë opsion blerje, sidoqoftë janë të interesuar ta mbajnë edhe më shumë 25-vjeçarin. Tani, ata kanë marrë dritën jeshile edhe nga vetë sulmuesi.

“Ka qenë një punë e madhe nga unë dhe agjenti për të ardhur këtu”.

“Dua ta ndihmoj skuadrën dhe tifozët që të emocionohen. Për tani është vetëm gjashtë muaj, por në futboll kurrë nuk i dihet. Shpresoj që të jem i lumtur”, deklaroi ai për “Milan TV”.

Felix shënoi në debutim për Milanin, në ndeshjen e Kupës së Italsië ndaj Romës.

“Ishte ndjenjë e mirë, e ndjeva para lojës se do të shënoja dhe më ndihmuan bashkëlojtarët. Gjëja me më rëndësi është që të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”.

“Bashkëlojtar me Leaon? Kalojmë shumë mirë brenda dhe jashtë fushës. Shkojmë shumë mirë. Më pëlqen të luaj me të sepse të jep opsione. Nëse jam në presion, gjithnjë më jep një opsion, qoftë pasim me këmbë apo diçka tjetër. Më pëlqen të luaj pranë tij”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit