Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta ka folur për marrëveshjen e re të klubit me kompaninë e njohur të veshmbathjeve Nike.
Në fjalimin e tij gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të klubit, Laporta kërkoi miratimin për marrëveshjen e arritur me Nike disa javë më parë.
“Kontrata jonë me Nike është marrëveshja më e mirë e furnizimit me veshje sportive në historinë e futbollit”, ka thënë fillimisht Laporta.
“Ne humbëm besimin e ndërsjellë dhe duhej të çonim Nike në gjykatë. Por kompania na dëgjoi dhe pas një procesi të gjatë plot konflikte, arritëm një marrëveshje. Kjo është arsyeja pse sollëm një ndërmjetës për të ndihmuar në rivendosjen e marrëdhënieve tona”.
“Kjo marrëveshje e re do të përmirësojë situatën financiare të klubit. Anëtarët e Barçës nuk do të duhet të gërmojnë në xhepat e tyre”.
“Ne jemi të fortë dhe të vendosur për të përfunduar rikuperimin e klubit në të gjitha fushat. Kjo kontratë do të na ndihmojë të rikuperojmë financiarisht. Falë kësaj marrëveshjeje, Barça është rikthyer në ballë të botës”.
“Përveç përmirësimeve sasiore dhe cilësore, kontrata ka një trajektore në rritje, ne po mendojmë jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen afatmesme”.
“Ka një tarifë fikse dhe bonuse performance, por jo më penalitete”, përfundoi presidenti i klubit katalunas.