Qyteti i Dubait është bërë vend i preferuar i VIP-ave shqiptar. Janë modelet e njohura shqiptare ato që marrin më shumë vëmendje për vizitat e shpeshta në këtë vend.
Së fundmi kësaj liste i është shtuar dhe shefi i kabinetit të kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz.
Sharr Jakupi përmes një storie, që ka ndarë me publikun në rrjetet sociale ka treguar se ndodhet në “Vacay mode, Dubai, United Arab Emirates”.
Po bëhen gati një vit prej kur në krye të politikës së jashtme është Donika Gërvalla-Schwarz, por Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare dhe as të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

