-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Jo vetëm Kurti e Sveçla, Dimal Basha kritikon prokurorinë në Mitrovicë: Liruan një kriminel

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar sistemin prokurorial në Kosovë për lirimin e një nga të dyshuarit për sulmin ndaj pesë policëve të Kosovës, të dielën.

Më herët të njëjtën kritikë e ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nëse ju ka ik, Policia e Kosovës ka ndalu një kamion me kontrabandë, e ndërkohë janë sulmu nga dy kriminelët, dhe në proces i kanë lënduar 5 policë dhe janë dëmtuar dy automjete zyrtare”, ka shkruar Basha në Facebook. “Prokuroria e ka lëshu menjëherë njërin prej tyre që kishte sulmuar policët”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë personin e liruar e ka përshkruar si ndihmues të personit tjetër që po ishte në mjetin transportues me synim kontrabandimin.

“Ky është sistemi i drejtësisë që “gëzojmë,” ku prokuroria as policisë nuk i del krahë”, ka mbaruar Basha.

Nëse ju ka ik, Policia e Kosovës ka ndalu një kamion me kontrabandë, e ndërkohë janë sulmu nga dy kriminelët, dhe në…

Posted by Dimal Basha on Sunday, July 17, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit