4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Jo vetem Kurti, as Abdixhiku, Haradinaj e Pacolli nuk morën pjesë në “Marshin për Drejtësi”

- Advertisement -

“Marshi për Drejtësi” të dielën mblodhi mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova, të cilët kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që gjenden në Hagë.

Të gjitha sheshet, duke nisur nga ai “Skënderbeu” deri te “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ishin të mbushura me qytetarë.

Megjithatë, në mesin e mijëra qytetarëve të Kosovës, nuk ishte as një përfaqësues i lartë i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, as kreu i saj Albin Kurti dhe as Glauk Konjufca, shkruan Demokracia.

Po ashtu, në “Marshin për Drejtësinë” nuk u panë asnjë prej figurave të larta të partisë në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, as kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Pjesë e marshit nuk ishte as lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe as lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Por, përveç qytetarëve në numër të shumtë, të cilët mbushen sheshet e Prishtinës, pjesëmarrës në këtë marsh ishin edhe figura të larta të Partisë Demokratike të Kosovës, në krye me kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqi.

Po ashtu, pjesë e marshit ishin edhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, Daut Haradinaj dhe deputetë të kësaj partie. Në marsh nuk mungoi as kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe as ai i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Në “Marshin për Drejtësi”, qytetarëve iu drejtuan kryesisht figura të papërfshira në skenën politike, si Bajram Qerkini, Fahrije Hoti dhe familjarë të tjerë të personave të pagjetur. Po ashtu, të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi njoftoi se Thaçi me ish-krerët e tjerë të UÇK-së po i ndiqnin drejtpërdrejtë nga Haga.

Kjo ngjarje u shënua pa ndonjë incident.

Policia ka njoftuar se marshi i sotëm “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka përfunduar i qetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit