29.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Jo vetëm Elvana Gjata, zbulohen artistët që do të ngjiten në skenën e “Air Albania” më 22 qershor

- Advertisement -

Fansat e Elvana Gjatës dhe jo vetëm mezi presin datën 22 qershor, datë kur artistja e njohur do të mbajë koncertin e parë të saj, të paktën të këtyre përmasave, në stadiumin “Air Albania”.

Pritet që këngëtarja të këndojë disa nga hitet e saj më të mëdha e të risjellë disa prej këngëve më të njohura, me performanca që do jenë të shoqëruara nga një super shfaqje, teksa sot është zbuluar që Elvana nuk do jetë e vetmja që do të ngjitet në skenën e madhe të stadiumit.

Kështu, ka qenë Ardit Çuni, i cili ka zbuluar se ai do të jetë një prej këngëtarëve që do bëjnë hapjen e koncertit, së bashku me Luiz Ejllin dhe Semi Jaupajn. 3 artistët priten të paraprijnë performancën e Gjatës, me hitet e tyre përkatëse, teksa Arditi premton një super show në datën 22.

Të ngjashme

Të fundit