13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Jo veprime pa mend që na çojnë në konflikt me KFOR-in”: Krasniqi mesazh qeverisë për Urën e Ibrit

- Advertisement -

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit për hapjen ose jo të Urës së Ibrit, për çka tha se duhet “ofertë reale” për serbët që të shkëputen nga diktati i regjimit të Beogradit, dhe që qeveria kosovare të veprojë me mend sa i përket hapjes së saj.

“Më 22 tetor 2023 paskam qenë në këtë vend. Unë një pjesë të rinisë e jetës e kam kaluar në Mitrovicë, veçmas gjatë verës. Ura e Ibrit ka qenë vend i takimeve, shëtitjeve dhe meditimeve poetike, duke shikuar rrjedhën e lumit. Sa herë shkoj në Mitrovicë e dalë tek Ura, mërzitem shumë për ndarjen e qytetit. Por, ndarja është një fakt nga qershori 1999”.

“Hapja e Urës dhe ribashkimi i qytetit kërkon shumë mençuri, kërkon një ofertë reale për qytetarët serbë, që të shkëputën disi nga diktati i regjimit të Beogradit. Është humbur shumë kohë, por koha e humbur nuk mund të kompensohet me veprime të pamend. Veprimet e pamend, nëse shpiejnë edhe drejt konfliktit me KFOR-in, e bëjnë gjendjen edhe më të keqe”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit