18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Jo trupa të NATO në Ukrainë”, shefi i diplomacisë hungareze: Rreziku i lufës botërore po afrohet

- Advertisement -

“Dërgimi itrupave të NATO-s në Ukrainë do të ishte tepër e rrezikshme dhe do të afronte rrezikun e një lufte botërore”. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó në një intervistë për median ruse Tass.

“Rreziku i tmerrshëm i një lufte të tretë botërore po afrohet. Prandaj, ne do t’u bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe kolegëve tanë që të përmbahen nga çdo veprim apo deklaratë që mund të afrojë rrezikun e një lufte botërore”.

Komentet e Szijjártó vijnë pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha muajin e kaluar se dërgimi i trupave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk duhet të “përjashtohet” si mundësi. Hungaria është vendi i cili ka qëndruar më afër Moskës se çdo anëtar tjetër i Bashkimit Evropian ose NATO-s. Budapesti vazhdimisht ka kundërshtuar dërgimin e më shumë parave dhe armëve në Kiev.

Szijjártó tha se Hungaria i mban të hapura kanalet e komunikimit me Rusinë, duke shtuar se Putin dhe Orbán mund të “mbajnë bisedime në çdo kohë” nëse “ka nevojë për të bashkëvepruar me njëri-tjetrin”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit