Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Njësoj si javën e kaluar, Gjesti vijon që të rezultojë me humbje në numrin e ndjekësve. Teksa javën e kaluar Gjesti numëronte 608K ndjekës, këtë herë ai ka 606K, duke humbur kështu 2 mijë ndjekës dhe duke qenë në vend të fundit. Pas tij vjen Egli Tako, e cila nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke numëruar kështu sërish 368K. Me po asnjë ndryshim rezulton edhe Rozana Radi, e cil vazhdon të numërojë 473K në Instagram.
Në vend të dytë për këtë javë, renditet Erik Fullani. Ndërsa një javë më parë ai numëronte 74K, tani ka në Instagramin e tij 76K, duke fituar kështu 2 mijë ndjekës. Në vend të parë, renditet Sara Hoxha, e cila ka fituar 4 mijë ndjekës brenda javës. Nga 585K, tani Sara ka në Instagramin e saj 589K ndjekës./TAR