7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Jo me e kap burrin për dore e me shku në sfilata”, Artan Behrami thotë se Presidentja duhet të reagojë ndaj bojkotit që LVV po i bën Kuvendit

- Advertisement -

Analisti Artan Behrami tha se presidentja Vjosa Osmani duhet të reagojë ndaj bojkotit që po i bën Lëvizja Vetëvendosje Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se është përgjegjësi e presidentës sepse është e përcaktuar në Kushtetutë funksionalizimi i institucioneve të Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës e cila është bërë me vota të Radojçiqit në këtë katrahurë nuk reagon fare. Është përgjegjësi e presidentës sepse është e përcaktume në Kushtetutë funksionalizimi i institucioneve të Kosovës, është kompetencë ekskluzive e presidentes, jo me kap burrin për dore e mi njekë sfilatat po ajo duhet me garantu funksionalizimin institucioneve të Kosovës, rrjedhimisht të Kuvendit të Kosovës”, tha Behrami në Pressing.

“Ajo duhet mi thirrë partitë politike, a e ki shumicën ti pse nuk shkon në parlament, është përgjegjësi e presidentës me reagu. Ajo në këto rrethana hesht, është atipike një qeveri mos me shku në Kuvend”, tha Behrami në Pressing.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit