-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

“Jo, jo, absolutisht” – Nura konfirmon se as që u kontaktua nga Kurti pas situatës në Skënderaj

- Advertisement -

Skenderaj është njëra ndër komunat që është goditur më së shumti nga vërshimet e djeshme që u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut.

Kjo komunë, tash e dy ditë po “lufton” për kthimin e normalitetit pasi që lagjet e fshatrat u përfshinë të gjitha nga uji.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, në një prononcim për lajmi.net deklaroi se nuk ka pranuar asnjë thirrje nga kryeministri Albin Kurti për ta pyetur apo për t’u interesuar për situatën aktuale.

Ai tha se se ka qenë në komunikim me disa ministra të Qeverisë, e disa prej tyre edhe e kanë vizituar komunën që udhëhiqet nga ai.

“Kam qenë në komunikim me ministrat, me ministrin e Mbrojtjes më ka thirrur ministri i Shëndetësisë  dhe ministri i Pushtetit lokal dhe Momentalisht jam duke e pritur presidenten e vendit është duke ardhur, Rozeta Hajdari është duke ardhur”, tha ai.

I pyetur se a ka pasur ndonjë komunikim me kryeministrin Kurti, Nura mohoi një gjë të tillë.

“Jo, jo absolutisht”, u shpreh ai.

Kujtojmë se situata në Skenderaj vazhdon të jetë e rëndë, mirëpo që nga Policia sot bënë me dije se niveli i ujit atje ka rënie.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka qenë ndërkaq në qendër të kritikave edhe nga partia e Nurës sot.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e akuzoi presidenten për mos-veprim dhe neglizhencë në këtë situatë të rëndë në të cilën po kalon vendi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit