27.2 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

“Jo Haxhiut”, Rrahmani thotë se si pjesë e VV-së nuk do ta votonte për kryeparlamentare

- Advertisement -

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka komentuar zhvillimet politike rreth zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duke thënë se po të ishte pjesë e legjislaturës aktuale si opozitar, do ta kishte votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Sipas tij, një votim i tillë do t’i shërbente opozitës.

“Nëse do të isha pjesë e legjislaturës si opozitar, do ta votoja Haxhiun sepse ajo do të ishte zgjidhja më e mirë për opozitarizëm në Kuvend. Sjellja e saj, përplasjet që ka pasur dhe mënyra e komunikimit e bëjnë atë shembullin më të qartë të asaj çfarë nuk duhet të jetë një udhëheqëse parlamentare”, u shpreh Rrahmani në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se përplasjet më të mëdha gjatë mandatit i kishte me Haxhiun, duke theksuar se kjo sjellje kishte ndikuar negativisht edhe në punën legjislative të Kuvendit.

“Ka pasur sjellje që kanë penguar edhe kalimin e ligjeve të rëndësishme si Kodi Civil. Në aspektin strategjik, Haxhiu do të ishte pasqyrë e mirë për të treguar që VV-ja nuk është e denjë për ta udhëhequr vendin siç duhet”, deklaroi Rrahmani.

Megjithatë, ai theksoi se po të ishte pjesë e Vetëvendosjes, nuk do ta kishte votuar Haxhiun.

“Edhe nëse do të isha në VV, nuk do ta votoja Haxhiun sepse kjo do të dëmtonte të ardhmen e partisë. Ajo nuk është personi i duhur për të qenë kryetare e Kuvendit”, përfundoi Rrahmani.

Të ngjashme

Të fundit