34.7 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Jo 50, Trump i jep Putinit afat të ri: 10-12 ditë për të vepruar në Ukrainë

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump duke folur gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer, u pyet lidhur me komentet e tij të mëhershme për Rusinë dhe afatin për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Do të vendos një afat të ri – rreth 10, 10 ose 12 ditë që nga sot. Nuk ka arsye për të pritur. Ishin 50 ditë, desha të jem bujar, por thjesht nuk po shohim asnjë përparim,” është shprehur Trump.

Ai më tej ka ripërsëritur se është “shumë i zhgënjyer nga Putini”.

“Kam folur shumë me presidentin Putin, jemi marrë vesh,” ka thënë Trump sipas BBC-së, duke shtuar se: “Putin del dhe nis të lëshojë raketa mbi qytete si Kievi, duke vrarë shumë njerëz, ndoshta edhe në ndonjë shtëpi pleqsh – trupa të shtrira rrugëve.”

Të ngjashme

Të fundit