Një foto e Jennifer Lopez-it duke mbajtur në qafë varësen e saj “Ben”, i ka bërë fansat të mendojnë se ajo mund të jetë, duke e rimenduar ndarjen.
Mirëpo, nuk është kështu. Fotoja e J.Lo u ngarkua nga marka e bukurisë së këngëtares dhe aktores, por është shkrepur muaj më parë.
Këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc më 20 gusht, vetëm dy vjet pasi dyshja u martuan në Las Vegas. Dokumentet zbuluan gjithashtu se ata ishin ndarë që nga fundi i prillit.
E në fakt, procedurat e divorcit vazhdojnë, pavarësisht fotos së fundit.