3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

JLo dhe Ben Affleck nuk duan fëmijë

- Advertisement -

Artistja e njohur Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck nuk kanë plane për një fëmijë së shpejti. Çifti, të cilët duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin janë të kënaqur me familjen e tyre. Një burim i brendshëm tha për HollywoodLife:

Ata nuk duan fëmijë të tjerë, të dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre. Ajo i trajton fëmijët e tij si të vetët duke respektuar gjithmonë faktin që Garner është nëna e tyre. Ben dhe J-Lo u rikthyen në jetën e njëri-tjetrit me fëmijë, dhe ata janë kaq të bekuar sepse të gjithë ata janë fëmijë shumë të mirë.”

Lopez ka dy fëmijë në moshën 14-vjeçare me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Ben ka 3 fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

Kujtojmë se dyshja e njohur u ribashkua në vitin 2020 dhe u fejuan edhe një herë tjetër pasi planet për fejesë në vitin 2004 u anulluan.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit