17.1 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

JK Rowlingun nuk e lëshon inati ndaj yjeve të filmave Harry Potter

- Advertisement -

Autorja e famshme e serisë së Harry Potter, JK Rowling, është përfshirë sërish në polemika pas një deklarate që duket si një kritikë e re ndaj aktorëve kryesorë të filmave, përfshirë Daniel Radcliffe dhe Emma Watson.

Kjo vjen disa muaj pasi Rowling pohoi se nuk do t’i falte kurrë Radcliffe dhe Watson për distancimin e tyre publik nga ajo.

Pavarësisht viteve bashkëpunimi për të sjellë në jetë librat e saj, aktorët Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint janë distancuar nga Rowling për shkak të mospajtimeve mbi disa komente kontroverse të autores lidhur me komunitetin LGBTQ+.

Ndër këto komente ishte një deklaratë e Rowling ku sugjeronte se do të preferonte të shkonte në burg sesa t’i referohej një personi transgjinor me përemrat e tyre të preferuar.

Në përgjigje të polemikave, Daniel Radcliffe kërkoi falje për ‘dhimbjen’ që komentet e Rowling mund t’ia kenë shkaktuar komunitetit trans, ndërsa Emma Watson kishte shprehur solidaritet me këtë komunitet duke i siguruar ata se “shumë njerëz në botë i shohin, i respektojnë dhe i duan për atë që janë.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit