Modelja e njohur shqiptare Arbenita Ismajli, e cila prej më shumë se një viti jeton në Dubai, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë surprize.
Ajo është befasuar me një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë, duke shkaktuar menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale.
Trëndafilat e bardhë, simbol i pastërtisë dhe dashurisë së sinqertë, i kanë dhënë postimit një ndjesi romantike dhe plot elegancë.

Foto: Instagram
Edhe pse modelja nuk ka zbuluar se kush qëndron pas këtij gjesti, fansat kanë filluar të bëjnë hamendësime, duke e lidhur surprizën me jetën e saj sentimentale.
Arbenita, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në modeling, vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura shqiptare në rrjete sociale.
Jeta e saj luksoze në Dubai, projektet profesionale dhe stili i veçantë e mbajnë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Në postimin e fundit, ajo ka zgjedhur të mos shtojë asnjë mbishkrim, duke i lënë ndjekësit të lexojnë emocionin përmes imazheve.

 
                                    




