E ftuar në ”Wake Up”, modelja e njohur shqiptare, Kristina Baki, ka folur rreth jetës së saj personale.
Bukuroshja zeshkane ka treguar se jeton në një shtëpi bashkë me vjehrrën teksa ka zbuluar se si është jetesa me të.
Ajo ka treguar se është shumë mbështetëse dhe motivuese në profesionin e saj dhe thekson se është me fat që e ka.
“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, unë jetoj me vjehrrën. Vjehrra nuk e ka problem që nusen e ka modele, është shumë krenare madje për këtë, gjithë familja edhe për këtë jam falënderuese sepse ka familje që nuk e kuptojnë profesionin e modeles. Unë jam me fat sepse më pranojnë, më motivojnë për të ecur përpara dhe për të punuar më shumë. Kënaqen për çdo arritje timen, kështu që jam shumë falënderuese për këtë”-tha ajo.