6.8 C
New York
Sunday, March 30, 2025

Buy now

“Jetimat e Ballkanit” në Natën e Kadrit mblodhën rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë

- Advertisement -

Kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se në Natën e Kadrit, të enjten, janë mbledhur rreth 5 milionë euro për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se mbrëmja e së mërkurës ishte një natë e veçantë, një natë zemrash të hapura dhe duarve që japin.

“Në iftarin e parë të organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trojet shqiptare, u prezantua projekti madhështor, një shpresë e re për ata që kanë nevojë”.

“Dhe përgjigja ishte e jashtëzakonshme! Me një zemërgjërësi të pashoqe, biznesmenët shqiptarë dhuruan afro 5 milionë euro, duke dëshmuar edhe një herë se mirësia dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë dhe na bëjnë më të fortë”, ka thënë Kastrati.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit