Jessie J u rikthye fuqishëm në skenë të dielën mbrëma, pasi iu nënshtrua mastektomisë këtë verë.
Këngëtarja 37-vjeçare hoqi një gungë në gjoks në qershor, pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në fazë të hershme dhe këtë javë pranoi se ekziston mundësia që sëmundja të rikthehet.
Ajo performoi para 16,000 fansave në The O2, si pjesë e Capital Jingle Bell Ball, ku ndau skenën me Kylie Minogue, Louis Tomlinson, Cat Burns dhe Tinie Tempah, shkruan DailyMail.
Jessie pozoi me një veshje sportive elegante përpara performancës, ndërsa Kylie mahniti me dy fustane të shkurtër të ndryshëm.
Jessie ka qenë në qendër të vëmendjes pas shtyrjes së turneut të saj për shkak të trajtimeve. Në një intervistë për ABC News, ajo tha: “Kam qenë me shumë fat që e zbulova herët. E di që ka një shans të kthehet, por deri atëherë do të jetoj jetën”.
Në tetor, ajo tregoi se një operacion i dytë i planifikuar u shty papritur, duke e lënë të mërzitur pasi kishte anuluar turneun për t’u përgatitur për ndërhyrjen.










