25.1 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Jessica Simpson ndryshon pamje në 45-vjetorin e saj, lë pas imazhin e saj ikonik

- Advertisement -

Jessica Simpson ka festuar ditëlindjen e saj të 45-të me një ndryshim të madh në pamje, duke braktisur flokët e artë për një nuancë më të errët bronzi.

Këngëtarja dhe stilistja e njohur ndau pamjen e re me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqej me flokë valë të ndarë në mes, teksa festonte në hotelin ikonik Chateau Marmont në Los Angeles me nënën dhe mikeshat e saj.

Ajo zgjodhi një fustan transparent me rrjetë e gurë për mbrëmjen, të kombinuar me taka platforme dhe një pallto elegante, shkruan DailyMail.

Në postimin e saj, Jessica shkruante: “Dua të zhytem në 45-tat”, ndërsa motra Ashlee e komplimentoi me fjalët: “45-tat kurrë s’janë dukur më mirë”.

Pak para festës, ajo kishte publikuar edhe pamje nga klipi i këngës së re “Fade”, ku shfaqej me të brendshme të zeza dhe një pallto me printim gepardi, në një atmosferë intime në banjë.

Projekti muzikor është frymëzuar nga përjetimet e saj pas ndarjes me bashkëshortin Eric Johnson, me të cilin ka tre fëmijë.

Simpson e ka quajtur rikthimin e saj në muzikë “një kërkim falje ndaj vetes”, ndërsa paralajmëroi se pjesa e dytë e projektit të saj muzikor “Nashville Canyon” është në prag të publikimit. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit