Jessica Capshaw ka zbuluar se një dekadë më parë ka pësuar një abort.
Aktorja 47-vjeçare ndau përvojën e saj teksa foli për fëmijët në një episod të podcastit të saj “Call It Ëhat It Is” me Camilla Luddungtin.
“Vija nga një familje e madhe, kështu që mendoj se ishte e natyrshme dhe nuk u ndjeva e mbingarkuar”, tha aktorja e cila ka katër fëmijë.
Ajo më pastaj tha se kur pësoi abort ishte e tronditur dhe shumë e mërzitur.
“Atëherë jeta vazhdoi. Pata një shans të kujdesesha për veten, trupin tim, marrëdhënien dhe fëmijët e mi të tjerë”, tha më tej Jessica.