Jessica Alba dukej mahnitëse teksa mbërriti në shfaqjen e Gabriela Hearst gjatë Javës së Modës në Paris të hënën.
Aktorja 43 vjeçe veshi një fustan të bardhë pallto të cilin e kombinoi me sytjena të zezë, shkruan DailyMail.
Pamjen e bëri edhe më elegante me një palë çorape dantelle rrjetë dhe taka stiletto klasike.
Java e modës nisi të hënën dhe do të zgjasë deri më 11 mars, me stilistë të profilit të lartë të cilët do të shfaqin koleksionet e tyre të veshjeve të femrave Vjeshtë/Dimër 2025/2026.