23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Jess Glynne dhe Alex Scott duken më të dashuruara se kurrë, teksa dalin dorë për dore për një shëtitje në Londër

- Advertisement -
Këngëtarja 35-vjeçare dhe ish-futbollistja 40-vjeçare u panë të qeshura dhe të lumtura gjatë gjithë ditës, duke shijuar kohën së bashku në kryeqytet.

Jess kishte veshur një bluzë sportive të zezë me të gjelbër, xhinse të gjera blu, atlete të bardha dhe syze dielli të zeza, ndërsa Alex ishte e relaksuar me një pulovër bezhë dhe xhinse të gjera blu.

Dalja e tyre është një nga shfaqjet e fundit publike të çiftit që nisi lidhjen rreth tetorit 2023, duke e mbajtur atë kryesisht private, shkruan DailyMail.

Alex ka folur hapur për marrëdhënien, duke thënë se ata janë bërë “i njëjti person”.

Muajin e kaluar u përfol se ata mund të shpërngulen në SHBA, pasi Alex po shqyrton oferta të tjera për punë pas vështirësive në BBC dhe mungesës së mbështetjes në emisionin Football Focus.

Ndërkohë, Jess u nda nga shtëpia e saj diskografike EMI muajin e kaluar, pasi albumi i saj i ri “Jess” nuk pati suksesin e pritshëm dhe u hoq nga top listat pas vetëm një jave.

Megjithatë, ajo nuk lejon që kjo ta ndalojë, duke punuar tashmë në muzikë të re dhe duke planifikuar të ardhmen.

Të ngjashme

Të fundit