7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Jeremiqit i ndalohet hyrja në Kosovë

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen e ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, përbrenda territorit të Kosovës.

Kështu të paktën po pretendon Partia Popullore, kryetar i së cilës është Jeremiq, nëpërmjet një komunikate dërguar medieve serbe, përcjell lajmi.net.

Sipas kësaj komunikate, me rastin e kalimit të vijës administrative, vetura në të cilën ndodhej Jeremiq është ndalur dhe mbajtur për më shumë se dy orë nga autoritetet kosovare, pas së cilës i është shqiptuar ndalimi me shkrim për hyrje.

“Jeremiqit i është ndaluar që të udhëtojë më tutje në Graçanicë, ku sot po mbahet Kuvendi i Komitetit Krahinor të Partisë Popullore”, vijon më tutje komunikata.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit