10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Jeremiq e quan tradhti pranimin e Marrëveshjes së Ohrit nga Vuçiq, kërkon referendum

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se ende nuk ka mbaruar asgjë për Kosovën, sepse Marrëveshja Evropiane ende nuk është nënshkruar dhe s’është e detyrueshme për askënd, veç presidentit Aleksandar Vuçiq.

Duke e konsideruar ‘tradhëti’ pranimin e Marrëveshjes nga Vuçiq, ai ka kërkuar që të zhvillohet referendum në Serbi.

“E detyrueshme për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është zotuar verbalisht për këtë dhe referendumi për atë plan është “e vetmja mënyrë për të parandaluar tradhtinë e lartë,”- është shprehur Jeremiq, raporton Kossev.

Ai më tej ka thënë se Vuçiq nuk ka rrugë kthimi, por Serbia ka.

“Vuçiq verbalisht u pajtua me planin, u angazhua dhe është garant personal i zbatimit të marrëveshjes. Ai nuk ka rrugë kthimi, por Serbia ka. Kur bëhet një pyetje e thjeshtë – a jeni për pranimin e planit sipas të cilit “Kosova” e vetëshpallur fiton atributet e një shteti të pavarur apo jeni kundër tij – shumica dërrmuese e popullit do të jetë kundër dhe regjimi nuk do të jetë në gjendje të vjedhë rezultatet e referendumit,”- ka thënë Jeremiq.

Duke kërkuar të zhbëhet ajo që Vuçiq ka bërë, ai më tej ka shtuar çështja për Kosovën nuk ka mbaruar dhe duhet parandaluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit