Kapacitetin prej 120 deri në 130 mgë energji në orë, ka mbi 1 vit e gjysme që nuk e ka shfrytëzuar.
Kjo pasi që në bllokun A5 të termocentralit A prishjet janë të mëdha.
Për këtë KEK lëshoi një tender prej 5 milion eurove, por pak ditë më parë u anulua.
Në njoftimin për ketë, korporata thotë se njëra pjesë e punimeve është kryer, por tenderi është anuluar meqë kompania s’ka arritur t’i sigurojë materialet për pjesën tjetër.
E ky tender më pas iu dha nje kompanie tjetër.
Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-Prokurim, tenderin e ka fituar një kompani gjermane,
Pikërisht gjermanë do të jenë edhe ekspertët që do të japin rekomandime për sanimin e këtij blloku, te cilet do të paguhen afro 53 mijë euro.
E gjithë kjo po konsiderohet neglizhence nga ekspertet e energjisë, te cilët thonë se nje gje e tille do te sjelle probleme gjate dimrit.
Kurse Hajdar Beqa, deputet dhe kryesues i Komisionit Hetimor për Energjinë, thekson se vonesat në riparim të bllokut janë dëshmi e keqqeverisjes.
Ndonjë datë të sakte për përfundimin e rregullimit të bllokut A5 nuk ka. Lidhur me këtë T7 ka adresuar pyetje edhe në KEK, por këta të fundit s’janë përgjigjur gjatë javës.