11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Jep dorëheqje kryeministri i Rumanisë – rotacion mes partnerëve të koalicionit qeverisës

- Advertisement -

Kryeministri rumun, Nicolae Ciuca ka dhënë dorëheqje.

Ai e bëri këtë për t’ia lënë postin e kryeministrit një partneri koalicioni si pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit që synon ruajtjen e stabilitetit në një vend të rrënuar nga grindjet politike, raporton ft.

Ciuca, gjeneral i pensionuar i ushtrisë, dha dorëheqje pas gati 19 muajsh për t’ia dorëzuar pushtetin udhëheqësit socialdemokrat, Marcel Ciolacu.

Të dy ranë dakord të zëvendësojnë njëri-tjetrin në vitin 2021, pasi Rumania ndryshoi shtatë kryeministra në më pak se 10 vjet.

Zëvendësimi u vonua për disa javë shkaku i grevës së mësuesve dhe pas disa tentativave të dështuara, Ciuca arriti të bindë sindikatat të heqin dorë nga protestat e tyre duke u dhënë atyre paga më të larta dhe duke u premtuar përmirësim të kushteve të punës.

“Ne po fillojmë procedurën e rotacionit dhe planifikojmë që në fund të kësaj jave të kemi një qeveri të re që të vazhdojmë të zgjidhim të gjitha çështjet në vend”, shtoi Ciuca.

Pas konsultimit me presidentin, Klaus Iohannis, i cili propozon kryeministrin, Ciolacu, nëse emërohet, ka dhjetë ditë kohë për të paraqitur kabinetin dhe për të marrë miratimin nga parlamenti.

Iohannis tha më herët se nuk do të kundërshtonte ndryshimin e pushtetit, nëse ka një marrëveshje brenda koalicionit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit