1.6 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Jep dorëheqje e tërë struktura organizative e Xhebrailave, e fajësojnë Llapin për incidentet në Podujevë

- Advertisement -

Tifogrupi i Ballkanit, Xhebrailat, me anë të një komunikate në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se i gjithë stafi organizativ i tyre ka dhënë dorëheqje për shkak të incidentit të ndodhur në Podujevë pas ndeshjes me Llapin, ndërsa për rastin kanë fajësuar Llapin.

Xhebrailat thonë se nuk ishin fajtorë për rastin e ndodhur, pasi u sulmuan nga tifozët e Llapit, ashtu siç janë sulmuar çdo herë në të kaluarën.

Ata besojnë në pafajësinë e tyre, pasi sipas tyre veprimet i bënë në vetëmbrojtje, teksa thonë se tashmë kanë lëshuar rrugë që në kryesi të vijnë emra dhe gjenerata të reja.

Statusi i plotë nga Xhebrailat:

DEKLARATË

Gjate këtyre 3 ditëve e kemi percjellur gjendjen në përpikmëri dhe adresimet kundrejt nesh janë shumë të neveritshme, sidomos nga mediat.

Gjatë këtyre 3 ditëve asnjeherë nuk u fol për banerin kërcenuese që e shpalosën gjatë lojës, asnjeherë nuk u fol për këngët kërcenuese të postuara 1 ditë para loje, asnjeherë nuk u fol që u sulmuam me gurë gjatë tërë ndeshjes dhe mbas saj, asnjeherë nuk u fol që dy hymjet në drejtim tonin ishin të mbushura me tifozë të tyre dhe nuk kishim rrugëdalje tjeter, asnjeherë nuk u fol pse erdhi deri tek hudhja e karrikave.

Gjithmonë u fliste përshkak të humbjes, po ju tregojmë që ne në 30 vjet të egzistencës tonë nuk kemi fituar asgje deri para 2 3 vitesh, gjithmonë humbisnim, pra asnjeherë nuk e shikojmë rezultatin e ndeshjes. Gjithmonë në Llap jemi sulmuar me gurë, njejtë si vitin e kaluar ku u lënduan 2 tifozë nga ne. Kurse në këtë vitë e dinim përsëri që do sulmoheshim nga tifozët kundërshtar me gurë, jo vetëm se ndodhi por edhe u thye autobusi që udhëtuam ne.

Borxhin për dëmet duhet ta paguajë vetëm një emer dhe vetëm njëri njeri ai është Batatina. Është ky që e ka pru gjendjën deri këtu duke na cilësuar si pjesë të serbis, e dim të gjithë këtë.

Ne i dalim Zot vetës, por është e pakuptimtë gjithë ajo ndeshje me tension të lartë të ketë një organizim kaq të dobët. Besojmë plotësishtë në pafajtësinë tonë sepse krejt kjo erdhi për vetmbrojtje.

Nuk ishte asnjeherë në planin tonë të bëjmë dëme.

Falenderojmë Presidentin e Klubit Arsim Kabashin që na qëndroj gjithmonë pranë në këtë situatë aspak komode.

Nga sot data 14 Mars, krejt struktura e tifozërise jep dorëheqje nga Xhebrailat për të ardhur emra dhe gjenerata të reja.

Deri në fund drejt qëllimeve dhe idealeve tona,

përkrahje dhe dashuri për këto ngjyra dhe këto emblema.

Me Respekt,

XHEBRAILAT

Suharekë 14 Mars, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit