1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Jep dorëheqje anëtari i Bordit të RTK-së, Bekim Sele – Nacionale mëson arsyen

- Advertisement -

Anëtari i Bordit të Radio Televizioni të Kosovës [RTK], Bekim Sele, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur për Nacionalen, kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i cili nuk ka komentuar për dorëheqjen vetëm ka përcjellur emailin e dorëheqjes së Bekim Sele.

“Përmes këtij e-maili ju informoj për dorëheqjen time nga pozita e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës! Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë kryesisht me punën time profesionale, me theks të veçantë, angazhimin në sferat e filmit dhe në punët e tjera akademike. Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin tuaj gatë kësaj periudhe dhe ju dëshiroj më të mirat!”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Seles.

Ndërkohë, menjëherë pas dorëheqjes së tij, RTK ka hapur konkurs për zëvendësimin e pozitës së lirë për anëtar të Brodit.

Konkursi është i hapur që nga dita e sotme, 30 mars dhe do të jetë i hapur deri më 13 prill.

Ndryshe me 6 dhjetor të viti të kaluar Kuvendi i Kosovës, ka zgjedhur Bordin e ri të RTK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit