4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Jens Stoltenberg, thirrje vendeve evropiane: Rrisni prodhimin e armëve

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se do të përballen me Rusinë për një kohë të gjatë dhe u bëri thirrje vendeve evropiane që të rrisin prodhimin e armëve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, Stoltenberg iu referua Luftës së Ukrainës dhe tha se ekonomia evropiane duhet të fokusohet shumë më tepër në prodhimin e armëve dhe municioneve.

“Ne duhet të përmirësojmë dhe zgjerojmë në mënyrë më të shpejtë bazën tonë në fushën e industrisë në mënyrë që të mund të rrisim furnizimet tona në Ukrainë dhe të rimbushim rezervat tona”, tha Stoltenberg duke shtuar se kjo nënkupton kalimin nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë, i cili është i nevojshëm në kohë lufte.

Ai thekson se kompanitë që prodhojnë armë në ekonomitë e tregut të lirë kanë nevojë për kontrata për të rritur prodhimin. “Industria evropiane ka nevojë për më shumë kontrata të këtij lloji dhe se këto duhet të nënshkruhen më shpejt”, potencoi kreu i NATO-s.

Duke vënë theksin se vendet perëndimore kanë mjetet për të tejkaluar Rusinë si në prodhim ashtu edhe në investime, Stoltenberg tha se “Fuqia ekonomike dhe industriale e Perëndimit e kalon atë të Rusisë”.

“Duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë”

Stoltenberg thotë se nëse prodhimi i armëve nuk rritet, presidenti rus Vladimir Putin mund të përfitojë nga kjo dhe siguria e Evropës do të kërcënohet. “Putini po përgatit ekonominë ruse për një luftë të gjatë. (Putin) Ka urdhëruar rritje prej 70 për qind në shpenzimet ushtarake të Rusisë dhe nuk heq dorë nga furnizimi me raketa nga Irani dhe Koreja e Veriut. Ne duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë për shkak se Rusia e ka drejtuar të gjithë ekonominë e saj drejt luftës”, tha ai.

“Në aleancë është bërë përparim. Për 6 muaj në NATO janë bërë marrëveshje municioni në vlerë prej 10 miliardë dollarësh. I kuptojmë ata që duan të investojnë më shumë para në arsim dhe shëndetësi, por shkollat, spitalet dhe industria mbrohen nga forcat e armatosura”, tha Stoltenberg i cili shtoi se “Prandaj, është e rëndësishme të investojmë në sigurinë tonë”.

Ai tërhoqi vëmendjen se NATO nuk po kërkon luftë me Rusinë. “Megjithatë, ne duhet të përgatitemi për një përballje të mundshme që mund të zgjasë për dekada. Aktualisht asnjë vend i NATO-s nuk ndodhet nën kërcënim të drejtpërdrejt ushtarak të Rusisë”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s kërkoi nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) të japin mbështetje më të fortë për Ukrainën dhe vlerësoi thirrjet e kancelarit gjerman Olaf Scholz në këtë drejtim si dhe vuri në dukje se të gjithë aleatët duhet të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit