Nëna e Jennifer Lopezit, Guadalupe Rodriguez, sot feston ditëlindjen e 79-të.
Këngëtarja e bëri të ditur këtë me anë të një postimi në Instagram, ku me ndjekësit ka ndarë disa fotografi me të ëmën.
“Urime ditëlindja mami!! Të dua kaq shumë!! Faleminderit që më gjendesh pranë gjithmonë…”, shkroi JLo në postim.